Gjyqi në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur punimet për ditën e dytë.
Në seancën e sotme në Hagë të Holandës do të jenë palët mbrojtëse që do t’i shpalosin argumentet e tyre.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë nisur së gjykuari nga e hëna. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. / Gazeta Enigma.