Vazhdon gjykimi ndaj Murselit – Sot dëshmon ekipi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike

Vazhdon gjykimi ndaj Murselit – Sot dëshmon ekipi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po vazhdon Procesi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton Gazeta Enigma.

Seanca do të nisë në orën 09:00, ka njoftuar vëllai i viktimës, Leonard Ademaj.

Në këtë seancë pritet të dëshmojnë ekipi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro.

Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Related Articles