Vazhdon kërkimi i gruas së humbur në Kaçanik, Shoqata për Kërkim-Shpëtim jep detaje për Enigmën

Vazhdon kërkimi i gruas së humbur në Kaçanik, Shoqata për Kërkim-Shpëtim jep detaje për Enigmën

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim po vazhdon me operacionin e kërkimit në Komunën e Kaçanikut, pas pranimit të një njoftimi për një person të zhdukur, raporton Gazeta “Enigma”.

Nënkryetari i kësaj shoqate, Mentor Maloku, në një përgjigje për Gazetën “Enigma”, ka treguar se po vazhdon kërkimi i gruas së humbur, tutje ai ka njoftuar se tani në ndihmë ju kanë ardhur edhe Policia e Kosovës, Njësia Speciale dhe shumë qytetarë.

“Jemi duke shkuar në Kaçanik për ta kërkuar një grua e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e vet. Në fakt, kjo është hera e tretë që nisim një operacion kërkimi për zonjën në fjalë”, deklaroi Maloku.

“Ajo është nga Rahovica e Ferizajt e familjes Jakupi. Edhe në dy rastet e kaluara e patëm gjetur. Tani sipas informacioneve që kemi nga familja ajo mund të ketë shkuar tek disa familjar në Kaçanik. Më tutje do t’ju njoftojmë lidhur me rastin”, deklaroi ai.

Tutje Maloku ka theksuar se tani baskë me ta janë duke kërkuar edhe “Policia e Kosovës, Njësia Speciale dhe shumë qytetarë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles