Në Dhomat e Specializuara në Hagë, është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
ZPS-ja bën të ditur se edhe këtë të martë do të vazhdojë procesi i paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Kujtojmë se edhe kjo seancë,në të cilën do të dëgjohen dëshmitarët, kaloi në të mbyllur për publikun.