Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë në Vushtrri.

Në një depo është gjetur pa shenja jete viktima mashkull dhe në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole, një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.

“VDEKJE E DYSHIMTË: Vushtrri 14.05.2022 – 09:47. Raportohet se në një depo është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.



Related Articles