Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka pësuar komplikime pas abortit që ka kryer.
Sipas policisë, dy mjekë që kanë kryer veprën janë nën hetime.
Ditën e djeshme viktima është paraqitur në maternitetin e Elbasanit ku ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.
Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, sipas policisë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, ajo ka njoftuar ambulancën. Më pas ajo ka ndërruar jetë në spital.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë nisur hetimin ndaj dy mjekëve, 56-vjeçari A. P. dhe 60-vjeçari B. Gj. Mbi ta rëndon vepra penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.