Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë, Policia jep detaje

Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë, Policia jep detaje

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi në vendin punës në rrugën Ferizaj -Prishtinë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se viktima ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar dhe i njëjti nuk i përballoi plagët e marra.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar.  Viktima mashkull, 43vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi Flora Ahmeti.

Related Articles