Janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, pas vdekjes së një gruaje në Malishevë, raporton Gazeta Enigma.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR
Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.