Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka. /Gazeta Enigma/

Related Articles