Vdes ish futbollisti i Dritës

Vdes ish futbollisti i Dritës

FC Drita ka njoftuar se ka vdekur ish-futbollisti i kësaj skuadre futbollistike, Bekim Maliqi.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga vetë skuadra gjilanase.

Klubi nga Gjilani shprehu ngushëllime ndaj familjes Maliqi

Reagimi i plotë i Dritës:

Telegram Ngushëllimi

Me dhimbje morëm lajmin për ikjen e parakohshme të ish-lojtarit tonë, Bekim Maliqit.

Bekimi mbrojti ngjyrat e Dritës në vitet më të vështira për vendin ato të 90-ta.

E nderuara familje Maliqi, FC DRITA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Bekën.

Pusho i qetë Bekim!

Related Articles