Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se të dielën ka vdekur Ajvaz Karpuzi, ish-luftëtar i UÇK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Kliniku përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se Karpuzi ka qenë anëtar Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së në Prishtinë.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Shkrimi i plotë:
Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit.
Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij.
Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!