Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në aksident para tetë muajve

Vdes në QKUK gruaja që u lëndua në aksident para tetë muajve

Në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur një grua e cila ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku para tetë mujve.

Rasti kishte ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, më 3 maj të vitit 2021.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Nacionale, Prishtinë-Ferizaj 03.05.2021-11:40. Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila për shkak të aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.01.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles