Fizioterapeuti i kombëtares së Shqipërisë, Ylli Mihali ka ndërruar jetë sot pas betejës me Covid-19.
FSHF para pak çastesh ka kumtuar lajmin e vdekjes së Mihalit.
Milahi kishte dhënë një kontribut të madh në futbollin shqiptar. Ai punoi për gati 30 vite në futbollin shqiptar dhe ekipin kombëtar.
Njoftimi i plotë:
Të dashur anëtarë të komunitetit të futbollit!
Sot mësuam lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të mjekut fizioterapist, Ylli Mihali (Skorovoda). Në këto çaste të vështira për familjen e tij dhe për të gjithë komunitetin e futbollit është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Zemrat tona janë të prekura nga kjo humbje e parakohshme e njeriut zemërmirë, që për pothuajse 30 vite ka dhënë një kontribut të pamasë për futbollin dhe ekipin Kombëtar shqiptar.
Sportistët, të rinjtë dhe të rejat, të cilët gjenin tek Ylli mbështetjen në momente të vështira, nuk do të kenë më pranë profesionistin duarartë, që largonte dhimbjet dhe rikthente buzëqeshjet. Mungesa e tij do të jetë vetëm fizike, pasi ai do të jetë i paharrueshëm për të gjithë për gjithçka ka dhënë për futbollin në tre dekada.
Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi Kombëtar shqiptar dhe i gjithë komuniteti i futbollit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërme dhe miqve të pafund të Yllit tonë.
????????????????????????????????????̈ ????????????????????????????!
???????????????????????????? ???????? ???????? t????̈ ???????????????????????? ???? ????????????????????????????????????!
???? ???????????????????????? ????????̈ ????????????????!
Për vdekejne fizioterapeutit të kombëtares shqiptare ka reaguar edhe i pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Reagimi i Dukës:
Të dashur miq,
Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.
Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.
Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.