Vdes një 22-vjeçare në një vetaksident në fshatin Stanishor të Novobërdës

Një 22-vjeçare ka humbur jetën në një vetaksident në fshatin Stanishor të Komunës së Novobërdës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se deri te vetaksidenti ka ardhur kur vetura ka qenë në lëvizje dhe i njejti ka qenë në veturë me katër anëtarë të familjes. Këta të fundit janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura,  me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet rele”, kanë thënë nga Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles