Në orën 04:00 të mëngjesit është gjetur një person pa shenja jete në lagjen Mati 1 në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë që aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç.”
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.”