Në orët e mesditës të së shtunës një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.
Sipas Balkanweb, në plazhin e Velipojes ende mungojnë në disa subjektë rojet bregdetare ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor./Gazeta Enigma/