Vdes një femër në QKUK, para dy javësh ishte aksidentuar në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një femër ka ndërruar jetë të premten e 24 dhjetorit në QKUK.

Sipas raportit të Policisë, ajo po qëndronte në kujdes intensiv që nga 12 dhjetori kur ishte aksidentuar me veturë në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Rr. Nacionale Prishtinë Podujevë, 12.12.2021-16:55.  Në lidhje me rastin është raportuar se me 24.12.2021 në Klinikën Intensive në QKUK- Prishtinë,  viktima femër  kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim  të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore”, njofton policia./Gazeta Enigma/

Related Articles