Vdes një fëmijë që u godit nga një veturë në Gjakovë

Vdes një fëmijë që u godit nga një veturë në Gjakovë

Një fëmijë pesë vjeçar ka vdekur në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë nga aksidenti që e kishte goditur një veturë në orët e pasdites, shkruan Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj tha për Gazetën Enigma, se fëmija pas aksidentit është dërguar në Spital, porse përkundër tretmanit nga mjekët, thotë të jetë njoftuar nga mjekët kujdestar, se i lënduari ka vdekur.

Paraprakisht ishte raportuar se rreth orës 20:00 një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën “UÇK”, afër stacionit të autobusëve në Gjakovë. Fëmija ka lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës.

Related Articles