Vdes një foshnje gjashtë muajshe në një aksident në Prishtinë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prishtinë, ku ka humbur jetën një foshnje gjashtë muajshe, derisa edhe ngasësja dhe tre fëmijët e tjerë janë lënduar, raporton Gazeta Enigma.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit

Ngjarja ka ndodhur fshatin Makoç në Prishtinë, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës i dyshuari mashkull dhe viktima femër kosovarë. Si pasojë e aksidentit një foshnje gjashtë muajsh ka ndërruar jetë, ndërsa ngasësja dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar.  Te lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles