Vdes një grua nga Ferizaji, kishte konsumuar preparate higjienike

Vdes një grua nga Ferizaji, kishte konsumuar preparate higjienike

Një grua ka vdekur derisa po merrte trajtim në QKUK, pasi e njëjta sot rreth orës 09:30, në fshatin Rakaj, kishte konsumuar preparate higjienike.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se “menjëherë, hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas është transportuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Rreth orës 12:45, nga QKUK jemi njoftuar se viktima (51 vjeçe) kishte ndërruar jetë”, tha Veseli.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, shtoi ai.

Related Articles