Vdes një person në Deçan, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një person ka ndërruar jetë sot në komunën e Deçanit.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,

Gashi bëri të ditur se rreth orës 07:40 kanë marrë informatën se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan gjendet një person që duket pa shenja jete.

“Menjëherë në vend ngjarje ka dalë policia dhe emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar se personi fillimisht kishte pasur shenja jete dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës. Pak minuta më vonë kemi marrë informatën se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, nga drejtoria e policisë në Pejë kanë thënë se nuk kanë informacione se nga çka janë shkaktuar këto lëndime trupore.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.

Ndryshe, mësohet se i njëjti dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Related Articles