Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje, të cilën e cilëson si vdekje të dyshimtë, raporton Gazeta Enigma.
Rastin në Polici e ka raportuar vajza e tij, e cila dyshon se prindi i saj ishte sulmuar. Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima ishte i sëmurë me epilepsi.
Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për tu hetuar. Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në Leposaviq.
“Me datën 22.07.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Bazuar në deklarimet e familjarëve të tij, i njëjti ka qenë i sëmur nga epilepsia. Me datën 12.10.2021 në stacion policor ka ardhur vajza e viktimës e cila ka sjellë një raport të autopsisë dhe dyshon se viktima është sulmuar. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lart”, thuhet në raport.