Vdes një person në stacionin e trenit në Mitrovicë, nuk dihet identiteti i viktimës

Vdes një person në stacionin e trenit në Mitrovicë, nuk dihet identiteti i viktimës

Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur të shtunën, në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Related Articles