Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:40, në kilometrin e parë të autostradës, në rrugën Prishtinë – Lipjan.
Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje. /Gazeta Enigma