Një 40-vjeçar që u plagos sot në Mitrovicë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ai vdiq teksa po trajtohej në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Ish kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se drejt viktimës nga Vinarci u shkrepën 6 plumba.
“Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij”, shkroi Bahtiri.
Këto detaje të dhëna nga Bahtiri ende nuk janë konfirmuar nga Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma