Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu i cili vdiq papritmas në moshë të re, do të varroset sot në varrezat e fshatit Remnik.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit.
Sefiu ka vdekur në moshën 34 vjeçare, pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe ish kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Burime të Gazetës Enigma bëjnë të ditur se Sefiu humbi ndjenjat në fushë gjersa po luante futboll me kolegë të tij, dhe nuk arriti të mbijetoj sulmin e pësuar.
Rasim Sefiu ishte specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale