Vdiq ish-luftëtari i UFC-së, u godit nga autobusi

Vdiq ish-luftëtari i UFC-së, u godit nga autobusi

Ish-luftëtari i UFC-së, Felipe Colares, ka humbur jetën të hënën në moshën 29-vjeçare, pasi është goditur nga autobusi në Brazil, raporton “Globo Esporte”.

Colares u godit nga autobusi në rrugët e Guaratibas, një lagje e madhe në Rio de Janeiro.

Raportohet se ai vetëm sa kishte përfunduar seancën stërvitore dhe po kthehej në shtëpi kur ndodhi aksidenti.

Colares në UFC i zhvilloi gjashtë luftëra nga viti 2019 deri në vitin 2022, ndërsa i fitoi dy e i humbi katër.

Së fundi në MMA luftoi në shkurt të këtij viti kur në Paris e mposhti Alioune Nahayen.

Related Articles