Vela “demaskon” Vuçiqin, tregon arsyet e vërteta të refuzimit të pjesëmarrjes në Samitin e Tiranës

Vela “demaskon” Vuçiqin, tregon arsyet e vërteta të refuzimit të pjesëmarrjes në Samitin e Tiranës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka përdorur si pretekst emërimin e Nenad Rashiqit në krye të Ministrisë për Komunitete, për të mos shkuar në samitin BE-Ballkan Perëndimorë që do të mbahet me 6 dhjetor në Tiranë.

Kështu së paku pretendon këshilltari i Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

“Histeria e Vuçiqit është një përpjekje e dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin BE-Ballkan Perëndimorë në Tiranë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Sipas Velës janë dy arsye për këtë tentim fshehje:

Shpërqëndrimi i vëmendjes pas emërimit të një lugati rus, në krye të shërbimit sekret serb dhe dyta është pasi që Deklarata e samitit kërkon nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, që t’i bashkohen BE-së në sanksionet ndaj Rusisë”, ka shkruar Vela.

Related Articles