Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të Aleksandar Vuçiq.
“Një grup separatistësh kaukazianë, kundërshtarë të presidentit të Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po qëndronin në veri të Kosovës. Ata ishin aty me dy qëllime: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur në veri të Kosovës. Është regjistruar qëndrimi i një grupi të përbërë nga Ahmed Ruslanoviç Bakajev dhe Idriz Azarsanov”, deklaroi Vuçiq një ditë më parë, sipas mediave serbe.
Tutje Vela ka deklaruar se asnjë shqiptar nuk i është bashkuar luftës në Ukrainë dhe asnjë çeçen ose çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës.
“Mediat pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga #Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp: Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë; Asnjë çeçenë apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narrativës së Rusisë”, ka shkruar ai.
????#Serbia’s pro-regime media are amplifying disinformation promoted by #Vučić during yesterday’s press conference:
‼️ No Albanians from Kosovo joined the war in Ukraine
‼️ No Chechens or Cherkess have plotted to assassinate #Kosovo Serbs
This disinfo serves #Russia’s narrative pic.twitter.com/R0vmsN0Crp— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 22, 2022