Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur në Tiranë nga homologu i tij, Erion Veliaj.
Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Veliaj, teksa ky i fundit ia dhuroi “Çelësin e Tiranës”.
Veliaj foli para mediave, duke thënë se pret bashkëpunim më të thellë mes dy qyteteve.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme që po e pres në Bashkinë e Tiranës mikun tim, vëllain tim, kryetarin e komunës së Prishtinës, ta sapozgjedhur me energji të reja dhe me një frymë jashtëzakonisht pozitive”, tha Veliaj për Ramën.
Do të ketë një faqe të re të bashkëpunimit tonë, ku punojmë më fortë, duhemi më fortë dhe lidhemi më intensivisht se kurrë më parë”, u shpreh tutje kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Edhe Rama ia dhuroi Veliaj një plis.
“Reprezentimi i kulturës, traditës e vlerave tona”, tha Rama për plisin që i dhuroi homologut të tij./Gazeta “Enigma”/