Edhe një person është në gjendje të rëndë pas aksidentit në Lupç të Poshtëm

Edhe një person është në gjendje të rëndë pas aksidentit në Lupç të Poshtëm

Prokurorja nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rukije Shasivari ka folur në lidhje me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të dielen në Lupç të poshtëm, nga ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe nëntë të tjerë janë të lënduar.

Shasivari theksoi se edhe një person është në gjendje të rëndë.

“Sot rreth orës 9:35 kam pranuar informatën se në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku fillimisht në vendin e ngjarjes janë dy viktima, ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa personat e tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK”, ka thënë Shasivari./Gazeta “Enigma”/

Related Articles