Një qytetar nga Gjakova është arrestuar nga Polica e Kosovës, pasi dyshohet se e ka therur me thikë, vëllain e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti është nën hetime, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gjakovë, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.