Wladimir dhe Vitali Klitschko kanë zbuluar numrin e vrasjeve që kanë kryer që nga fillimi i luftës javën e kaluar.
Ish-boksierët kampionë të botës në peshat e rënda kanë marrë të dy armët për të mbrojtur Ukrainën pas pushtimit nga trupat ruse më 24 shkurt.
Vitali ka zbuluar tani se të dy vëllezërit kanë vrarë tashmë rreth gjashtë ushtarë rusë që kur u bashkuan me ushtrinë ukrainase në vazhdën e pushtimit.
Raportimet në fillim të kësaj jave pohuan se si Wladimir ashtu edhe Vitali ishin përfshirë në ‘listën e vrasjeve’ të presidentit rus Vladimir Putin në mesin e 24 personave, ku gjithashtu paraqiteshin figura të tjera kyçe dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Duke folur për Sky News, Vitali, i cili është kryetar i bashkisë së Kievit, konfirmoi se ai dhe vëllai i tij tashmë kanë “vrarë disa njerëz, supozoj gjashtë persona mbrëmë”.
Wladimir ka pranuar gjithashtu se ai është i përgatitur të vdesë për të mbrojtur vendin e tij, duke deklaruar për CNN : “Ne nuk jemi të interesuar se sa e fortë është ushtria ruse, ne jemi gati të luftojmë”.
“Dhe ne jemi gati të vdesim për atdheun tonë dhe për familjet tona sepse është shtëpia jonë. Është e ardhmja jonë dhe dikush dëshiron të vijë në shtëpinë tonë dhe të na vjedhë të ardhmen tonë”.
Vëllezërit Klitschko kanë folur hapur për angazhimin e tyre për të mbrojtur kombin e tyre kundër forcave pushtuese ruse.
Boksierët e tjerë ukrainas Oleksandr Usyk dhe Vasiliy Lomachenko janë bashkuar gjithashtu me ushtrinë për të mbrojtur atdheun e tyre.