Mbahet protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, të pranishëm edhe ambasadorë

Mbahet protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, të pranishëm edhe ambasadorë

Organizata joqeveritare dhe Institucionet e Kosovës kanë organizuar një protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia.

Pjesëmarrës në të janë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, po ashtu shefi i BE-së, Tomáš Szunyog dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Krahas tyre edhe gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare “FIQ” tha se i kanë ftuar në këtë protestë institucionet e Kosovës, ambasadat e të gjitha organizatat joqeveritare.

Fotografi nga protesta

Related Articles