Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, tha se vendimet e Qeverisë që kanë të bëjnë me masat e fundit janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe janë marrë pa një analizë të mirë.
Ai tutje theksoi se këto masa po iu shkaktojnë dëme bizneseve.
“Po nga e kaluara na ka tregu që qeveria ka marrë vendime shpesh vendime kundërthënëse njëra me tjetrën, kjo sepse para disa jave mori një vendim pa analizë të mirë dhe hapi tërë ekonominë pa asnjë kusht e pa llogaritur që diaspora jonë po vjen”, tha Shahini.
“Pa vaksinim, njerëz të papërgjegjshëm për mbajtjen e distancës e që kjo krijoj një numër të madh të infektuarve duke shtyrë qeverinë të marrë masa të reja kufizuese që mendoj se e kanë qëllimin humbjen e ekonomisë, dhe shëndetit. Qeveria e vendit nuk duhet marrë vendime të shpejta dhe të pamenduara mirë”.
Tutje kryetari i AKB-së i rekomandon Qeverinë që të mos vije deri të një mbyllje e serishme, pasi pasojat në ekonomi do të jenë të mëdha dhe kompensimi do të jetë si në të kaluarën pa fonde të mjaftueshme.
“Në shumë vende të botës për shkak të pandemisë vazhdojnë masat, por vazhdojnë edhe ndihmat dhe mbështetja”, përfundoi Shahini.