Vendos KQZ: Mbi 950 mijë euro buxhet për zgjedhjet lokale

Vendos KQZ: Mbi 950 mijë euro buxhet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor, raporton Gazeta Enigma.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufirimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent. Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Sias rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojne deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë. /Gazeta Enigma/

Related Articles