Në ish-objektet e mëhershme të njohura si institucione ilegale serbe në veri të vendit tani më janë vendosur pllaka dhe tabela të reja që bartin referencë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Kështu shihet edhe në pamjet e publikuara nga media serbe Kosova Online.
Në postimin e tyre shkruhet se të gjitha rrugët që të dërgojnë në këto ndërtesa, kishte të pozicionuar autoritete të sigurisë së Kosovës.
Kjo media bën të ditur tutje se objekti që strehonte institucionet serbe deri të premten tani do të strehojë Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ministrinë e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Një tabelë me emrat e institucioneve të Kosovës është vendosur mëngjesin e sotëm edhe në objektin e Autoritetit të Përkohshëm të Mitrovicës në veri të Mitrovicës. /Gazeta Enigma