Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalur në terren në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj pas reshjeve të shiut që kanë shkaktuar vërshime në këto komuna.
Mehaj, mes tjerash, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave dhe se trupat e FSK-së janë në gatishmëri për të vepruar në çdo kohë.
“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog”.
“Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme” ka shkruar Mehaj në Facebook.