Vetaksident me fatalitet në Suharekë

Vetaksident me fatalitet në Suharekë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Shirokë të Suharekës, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Personi fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë. Për shkak të natyrës së lëndimeve, i njëjti është transferuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas Policisë, rreth orës 23:00 është konfirmuar se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. / Gazeta Enigma.

Related Articles