Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, tre të lënduar

Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 1715 policia është informuar për një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. Tre persona kanë pësuar lëndime”, tha Rugova.

Të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Related Articles