Vetaksident në Prizren – Tre të lënduar, shoferi me plagë të rënda

Vetaksident në Prizren – Tre të lënduar, shoferi me plagë të rënda

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga vetaksidenti në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se shoferi ka marrë lëndime më të rënda, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, më datë 31.08.2025, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, është raportuar një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, tre persona (ngasësi dhe dy pasagjerë) kanë pësuar lëndime trupore. Ngasësi ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetë”, tha ai.

Sipas Bytyqit, përveç personave të lënduar, edhe dëmet materiale konsiderohen të mëdha.

“Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës, Emergjenca dhe Zjarrfikësit, të cilët kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe procedurale”, tha Bytyqi.

Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar. /Gazeta Enigma/

Related Articles