Vetaksidenti në veri, pesë nga tetë policët lirohen – tre të tjerët vazhdojnë trajtimin në QKUK

Vetaksidenti në veri, pesë nga tetë policët lirohen – tre të tjerët vazhdojnë trajtimin në QKUK

Mbrëmë në veri të vendit ndodhi një aksident i rëndë, ku një autoblindë e Policisë së Kosovës ra nga një urë, duke shkaktuar lëndimin e tetë zyrtarëve policorë.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor, dhe fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan Gazeta Enigma.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se nga tetë policët e lënduar, pesë janë liruar për në shtëpi, ndërsa tre të tjerë po vazhdojnë trajtimin në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Postimi i plotë:

Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.

I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë.

Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë.

gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.

I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!/GazetaEnigma/

Related Articles