Vetaksidentohet një veturë në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Vetaksidentohet një veturë në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Ferizaj, ku ka qenë ë përfshirë një veturë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka shtuar se si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Kemi pranuar informacione se në autostradën Prishtinë -Ferizaj, është shkaktuar një aksident (vetaksident) trafiku, ku është përfshirë një automjet. Raportohet se një person ka kërkuar ndihme mjekësore”.

Related Articles