Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftuar se një zyrtare policore është vetëplagosur të enjten në mbrëmje, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje mbi rastin.
“Më datën 01.05.2025 rreth orës 23:10 , policia ka marr informatën se në Spitalin Rajonal në Prizren ka kërkuar ndihmë një femër e vetëplagosur me armë zjarri. Policia në spital kanë kuptuar se e vetplagosura ishte zyrtare policore. Policja është plagosur në gju dhe është jashtë rrezikut për jetë”, bën të ditur Bytyqi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët po e hetojnë rastin.