Vetëvendosja kërkon ndryshimin e ligjit për greva

Vetëvendosja kërkon ndryshimin e ligjit për greva

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se shërbimeve të rëndësisë jetike në Ligjin e grevave duhet t’iu shtohet edhe procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies në sektorin publik.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se një gjë e tillë është e domosdoshme për t’u mos u ballafaquar me situata të tilla të mosmbajtjes së mësimit në shkolla.

“Sot ne këtu si Kuvend i Republikës së Kosovës duhet të trajtojmë ashtu siç na takon se cilat janë problemet, gjegjësisht kundërthëniet në dispozitat ligjore aktuale apo mangësitë, qofshin ato edhe në Ligjin e grevave.

Ligji i grevave, neni 17 përcakton të gjitha fushat në të cilat shërbimet e rëndësisë jetike nuk bën të ndalen, pse ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk e nisim menjëherë, që nga kjo seancë sot, plotësim ndryshimi i Ligjit të grevave në të cilin shërbimet e rëndësisë jetike i shtohet edhe procesi mësimdhënës dhe mësimnxënies në sektorin publik, e domosdoshme për tu mos u ballafaquar në një situatë të njëjtë sikurse jemi sot e sikurse kemi qenë tri-katër vite radhazi me fillimin e vitit shkollor apo gjysmëvjetorit, varësisht prej kërkesave apo elaborimit të kërkesave”, ka thënë ajo, raporton kp.

Në këtë seancë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur rezolutë që të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Related Articles