Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video, përmes së cilës ka shënjestruar sërish partitë opozitare.
VV-ja i ka përdorur për videon më të re deklaratat e fundit të zyrtarëve të partive opozitare.
Sipas VV-së, janë “3 rastet shkollore për drejtësinë që e njohim të gjithë”.
“Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit: – ShIK-u që kërkon 3 milionë për të liruar Guvernatorin. – Ministri i LDK-së që kërkon nga Policia të mos ja burgos kryetarin. – Kryeprokurori që i shkon me dosje Kryeministrit”, ka shkruar LVV sipër videos së shpërndarë në Facebook.