Vetëvendosje dhe AAK bëhen bashkë në Fushë Kosovë

Vetëvendosje dhe AAK bëhen bashkë në Fushë Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë hyrë në koalicion për balotazhin në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LVV’së për Fushë Kosovën, Valon Prebreza, i cili ka shpërndarë një fotografi bashkë me kandidaten e AAK’së për këtë komunë, Vildane Latifin.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza.

Komuna e Fushë Kosovës ka shkuar në balotazh, ku Prebreza është radhitur i pari me 9,611 vota apo 45,16 për qind. AAK ka marrë 1,18 për qind apo 251 vota.

Prebreza në balotazh do të ballafaqohet me Besnik Osmanin e LDK’së, i cili ka marrë 7,799 vota apo 36,64 për qind të tyre. 

Related Articles