Vetëvendosje shpenzoi 1.7 milionë euro për fushatën zgjedhore, përfshirë 212,500 euro gjoba

Vetëvendosje shpenzoi 1.7 milionë euro për fushatën zgjedhore, përfshirë 212,500 euro gjoba

Partitë politike kanë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shpenzimet e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit,  ka raportuar pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 16.08.2024 e deri në ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt 2025.

Kjo parti për këtë periudhë ka raportuar se ka shpenzuar gjithsej 1 milionë e 702 mijë e 36 euro e 55 cent, prej tyre për reklama, reprezentacione dhe konferenca, LVV ka shpenzuar 1 milionë e 182 mijë e 518 euro e 63 cent.

Por krahas marketingut të shtrenjtë, fushata e VV-së ka pasur edhe një kosto tjetër: 212 mijë e 500 euro gjoba të paguara për shkeljet gjatë fushatës, të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të hyra nga buxheti i shtetit,  LVV ka deklaruar 1 milion e 83 mijë e 691 euro e 98 cent.

Si donacione LVV ka raportuar për këtë periudhë 26 mijë e 801 euro e 76 cent.

Sipas këtij raportimi LVV ka shpenzuar 36 mijë e 969 euro e 66 cent për paga dhe kompensime.

Për transport kjo parti ka shpenzuar 199 mijë e 816 euro e 35 cent.

Në këtë raport mund të gjeni shpenzimet e Vetëvendosjes:

Related Articles