Ehat Miftaraj nga IKD ka bërë të ditur se ‘vetting-u’ do bëhet për pozitat menaxheriale në gjyqësor dhe sistem prokurorial.
Gjykata Kushtetuese u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara kushtetuese për procesin e vetingut.Pas këtij vendimi ka reaguar Ehat Miftaraj i cili tha se ky është një lajm mjaft i mirë për Kosovën.
Miftaraj tha se Vettingu po vjen pas një lobimi për një kohë të gjatë nga IKD për ta sjellur. Ai tha se Vettingu do të vie vetëm pjesërisht për pozitat menaxheriale në gjyqësor dhe sistemin prokurorial.
“Tash me shprese se Ministria e Drejtesise dhe partite politike ne Kuvend sigurohen te hartohet nje ligj i cili përmbush kerkesat e amandamentit kushtetues, duke perfshire grupet e interesit, shoqerine civile dhe partneret nderkombetare”, ka shkruar ai në Facebook.