Vetura e godet një këmbësor në Prishtinë

Vetura e godet një këmbësor në Prishtinë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit teksa këmbësorit i është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarje ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore” tha Borovci.

Borovci mes tjerash tha se policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Related Articles